Gjatë natës kanë nisur reshjet e dëborës në veri dhe në verilindje të Shqipërisë.

Kukësi, Dibra e Bulqiza, Korça e Pogradeci janë zbardhur nga dëbora, e pazakontë kur vendi ishte ngrohut nga temperatura pranverore.

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë në terren mjetet borëpastruese dhe këshillon drejtuesit e automjeteve të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën rrugore, të ecin me shpejtësi të reduktuar dhe të vendosin zinxhir.

Moti i frohtë me erë, reshje shiu, dëborë dhe stuhi, do ta shoqërojë vendin përgjatë 24 orëve në vazhdim. Edhe operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, ka dyfishuar stafet në terren më bazë materiale për tu përballur me pasojat e motit të keq.

Rreth 40% e fiderave janë stakuar si masë sigurie për t’i paraprirë ndonjë defekti të mundshëm në rrejt si rezultat i moti jo të qëndrueshëm.

Ulja e temperaturave gjatë dy ditëve të fundit ka rikthyer edhe njëherë reshjet e dëborës në zonat malore të Vau të Dejës.

Për pasojë, përkeqësimi i motit ka krijuar probleme kryesisht ne furnizimin me energji elektrike thuajse në të gjitha zonat e Vaut të Dejës . Nga raportimet e deritanishme situata paraqitet si me poshte:

Ne Bushat përveç fshatrave që kanë lidhjen e re te energjisë, gjysma e kësaj zone është në errësirë të plotë që në orët e mbremjes së djeshme.

Ne fshatrat Hajmel dhe Nenshat nuk ka energji elektrike.Ne fshatrat Vig dhe Mnelë nga ora 17 e 30 e ditës së djeshme në gjithë fshatrat e kësaj njësie nuk ka energji elektrike

Në Shllak kanë filluar reshjet e shiut dhe dëborës .Pjesa më e madhe e zonave që furnizohen nga Komani (Bene, Palaj, Vukjakaj Gegaj, Kroni i Madh e Narcolle)nuk kanë energji që nga mesnata.

Ne Temal kanë filluar reshjet e dëborës por nuk ka probleme me energjine elektrike.

Gjithashtu në fshatin Shelqet që prej ditës së hënë është djegur transformatori që furnizon me energji elektrike banorët e kësaj zone dhe askush nga OSHEE nuk ka marrë masa për rivendosjen në funksion të fiurnizimit me energji elektrike për banorët.

Nisur nga situata e krijuar bashkia e Vau të Dejës ka marrë të gjitha masat e duhura për përballimin e cdo problematike të mundshme të krijuar nga moti i keq.

Moti i keq ka përfshirë të gjithë vendin gjatë ditës së sotme. Reshjet e dëborës në juglindje vazhdojnë ende me intensitet që nga ora 12:00.

ARRSH njofton se akset Boboshticë – Dardhë, Korçë – Qafë Qarri kalohen me zixhirë ndërsa aksi Voskop-Voskopoje kalohet pjesërisht me zixhirë. Në akset e tjera kalimi bëhet pa zinxhirë.

Ditën e sotme vendi ynë është përfshirë nga një mot i keq ku në Lezhë raportohet se rrymat e forta të erës kanë shkaktuar probleme të mëdha.

Në varrezat e qytetit raportohet se janë shembur disa pisha të cilat kanë rënë mbi varre.Si pasojë disa varre kanë pësuar thyerja nga rënia e pishave.

Punonjësi i varrezave thotë se të tjera pemë rrezikojnë të bien, për shkak të vjetërsisë, pemë gjysmë të kalbura, ndaj kërkohet ndërhyrje për të shmangur situata të tilla.

Moti i përkeqësuar dhe deti me dallgë ka sjellë dhe pezullimin e lëvizjes detare.

Trageti i linjës Vlorë-Brindisi ka mbërritur sot në orët e para dhe pasi ka zbarkuar pasagjerët, ka dale ne det në hapur,pasi sipas kapitenerisë së portit të Vlorës ,orët e mbasdites do te sjellin përkeqesim të theksuar të motit.

Shpejtësia e eres do kalojë 100 km/orë si dhe deti me fuqi deri në 8 ballë në det të hapur.

Ndërkohë janë njoftuar dhe mjetet lundruese më të vogla të mos dalin ne det deri në një njoftim të dytë kur të bie dhe fuqia e detit.

Artikulli paraprakVRAU PËR NJË GËRVISHJE MAKINE, ARREST ME BURG PËR AUTORIN
Artikulli tjetërMYSLIM MURRIZI: RUDINA HAJDARI PESHON NJËQIND FISHIN E TË GJITHË KOPESË QË LEHIN