Nisur nga reshjet intensive të Borës, Bashkia Pukë ka marre të gjithë masat për mbajtjen nën kontroll të situatës. Edhe në orë të vonë të mbrëmjes dy mjete borpastruese kane punuar për mbajtjen hapur të rrugëve të qytetit. Deri në oren 22:00 veq rrugëve të qytetit jane pastruar duke e bëre të kalueshme rrugen Qafë e Qerretit-Qelëz, pasi ishte bllokuar. Në rrugen drejt fshatit Qerret, njësia administrative Luf-Qerret ka vështirësi qarkullimi. Akset rrugore që lidhin fshatrat Ukth, Qerret i Vogel dhe Qafa T’Mugu me qendren e njësise administrative Qelëz janë të pakalueshme si pasoje e reshjeve që i kanë kaluan 17 cm në këto zona.

E pakalueshme raportohet dhe rruga rurale e fshatit Kabash që lidh zonen me segmentin Nacional. Të gjithë akset nacionale që përshkojnë bashkinë e Pukës janë të kalueshme, ndërsa po monitorohen vazhdimisht nga patrullat e Policisë së Shtetit. Nga informacionet e mbledhura nuk ka probleme me furnizimin me energji elektrike. Shërbimi i Urgjencës nuk ka raportuar asnjë rast të emergjencave shëndetësore.

Shërbimi Zjarrfikës dhe Ndërmarrja e Shërbimeve kanë kaluar në gjëndje gadishmërie. Bashkia Pukë po punon pa ndërprerje me forcat dhe mjetet që disponon që banorët mos të vihen në vështirësi.

Artikulli paraprakPREJ DY MUAJSH I BLLOKUAR NGA DËBORA, EC NDALON PUNËN PËR ZHBLLOKIMIN E THETHIT
Artikulli tjetërKANABISI, VELIU: KËTË VIT FILLOJMË MË HERËT KONTROLLET NGA AJRI