Për shkak të reshjeve të dëborës dhe akullit që ka shoqëruar vendin orëve të fundit, vendi ynë është shoqëruar me probleme.
Në të gjithë vendin reshjet e dëborës dhe temperaturat poshtë zeros kanë shkaktuar vështirësi sidomos në qarkullimin e automjeteve. Strukturat e angazhuara me mirëmbajtjen e rrugëve, firmat e kontraktuara kanë vijuar punën e tyre për hapjen e rrugëve nacionale të cilat qanë të qarkullueshme pa zinxhirë në pjesën dërrmuese te tyre. Shërbimi i Emergjencave Civile duke dhënë informacion thotë se deri paraditen e sotme, mbeten disa akse rurale ende të bllokuara ku po punohet vazhdimisht që të bëhet i mundur qarkullimi i mjeteve. Si pasojë e reshjeve të dëborës gjatë mbrëmjes së djeshme në Tiranë ka pasur vështirësi qarkullimi në disa akse rrugore. Gjatë gjithë kohës ato janë mbajtur në monitorim nga Policia Rrugore ndërsa pushteti vendor ka marrë masa duke hedhur skorje dhe kripë.
QARKU SHKODËR
Akset rrugore Shkodër-Qafë Thore-Theth, Shkodër- Bregu Lumit, Bardhet-Iballë dhe Bogë- Qafë Thore janë të bllokuara. Po punohet për hapjen e tyre por ka vështirësi për shkak të ngricave. Akset rrugore Qaf Mali-Fierzë, Fush Arrëz-Qafë Shllak dhe Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrës janë të qarkullueshme me zinxhirë. Gjatë ditës së sotme një helikopter i Ministrisë së Mbrojtjes pritet të dërgoj ndihma në Njësinë Administrative Bregu i Lumit.