Pjesë më e madhe e qarkut të Shkodrës është përfshirë nga reshje dëbore dhe për pasojë janë bllokuar disa akse malore.

Kështu, i bllokuar është aksi rrugor Qafë Thore, Selcë-Vermosh, Shosh-Shalë, ku trashësia e dëborës është rreth 50 cm, ndërsa në aksin rrugor Qafa Shllak-Qafë Mali trashësia e dëborës i ka kaluar 40 cm.

I bllokuar është edhe aksi Shkodër –Theth, i bllokuar pasi në Qafë Thore, ka mbi 40 cm dëborë, ndërsa ka rrëshqitje gurësh dhe dherash dhe dalje të përrenjve në rrugë. Aksi rrugor Shkodër–Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit ka 30 cm dëborë, i kalueshëm me vështirësi me zinxhir vetëm për mjetet e larta.

Nuk ka energji elektrike në fshatrat e Njësive Shosh, Shalë, Theth dhe Pult, sepse ka këputje të linjave nga era. Energjia elektrike mungon në fshatin Shllak. Bashkia Pukë –Fushë Arrës; Akset rrugore Puke- Fushe-Arrez, nuk ka problem Qafe-Mali – Qafa Shllak ka 10-15 cm bore e kalueshme me zinxhirë, po punohet me borë pastruese. Segmenti Dardhe-Miliska e deri ne Fierzë tek qendra e NJA, akset rrugore deri tani nuk kane asnjë problem.

Artikulli paraprakHIDROCENTRALET MBYLLIN PORTAT S’KA SHKARKIME
Artikulli tjetërDOKUMENTAR KUSHTUAR JETËS ARTISTIKE TË JOLANDA SHALËS