Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka reaguar lidhur me situatën e krijuar nga reshjet e dëborës në vend. Balla u shpreh se në Qafë Thanë reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm.

Ai theksoi se autoritetet përkatëse janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin.

“Reshjet e dëborës krijuan një situatë të vështirë, por në këtë moment aksi rrugor Librazhd-Pogradec është plotësisht i kalueshëm. Policia e Shtetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe njësitë e qeverisjes vendore janë në krye të detyrës për garantimin e sigurisë dhe pastrimin e rrugëve në të gjithë vendin”, u shpreh ai.

Artikulli paraprakILIR META PROPOZON 7 PIKA PËR ARSIMIN: QEVERIA FLET PËR GODINA, JO PËR DIJE
Artikulli tjetër“PO MBROJMË NJË KAUZË TË DREJTË”, BERISHA PARALAJMËRON