Kanë mjaftuar pak minuta me reshje shiu që rrugët e qytetit të Shkodrës të mbulohen nga uji.
Prezenca e ujit ka filluar që në orët e mbrëmjes së të hënës në shumë rrugë të qytetit. Për disa minuta, në lagjet periferike por edhe rrugët kryesore është vështirësuar kalimi i këmbësorëve dhe automjeteve. Gjatë mbrëmjes ka patur probleme edhe në njësinë administrative Rrethina, ku si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese, oborret e disa banesave në fshatitn Stom Golem pranë vendit të quajtur Ura e Bardhajve, janë përfshirë nga uji.