Situata ne territorin e Qarkut Shkoder pas reshjeve te 24 oreve te fundit eshte si me poshte:
Bashkia Shkoder ka patur disa probleme ne segmentet rrugore te Anes se Malit dhe ne NjA Shosh, Shale ne te cilat eshte nderhyre dhe eshte normalizuar situata ndersa vazhdon te kete probleme furnizimi me energji elektrike per te cilet po punohet nga strukturat e KESH per eleminimin e defekteve ne keto njesi administrative.
Ne bashkine Malesi e Madhe situata eshte stabilizuar gjate 24 oreve te fundit tek shtepite te cileve ju eshte permbytur toka per shkak te tombinove te superstrades ndersa ka probleme ne rruget rurale qe lidhen me disa fshatra te NJA Kelmend dhe Shkrel, ku po punojne aktualisht strukturat e bashkise me mjetet e tyre per te pastruar rruget nga inertet e rena per shkak te reshjeve.
Bashkia Vau Dejes nuk ka problem.Energjia elektrike e munguar ka ardhur pas riparimit te defekteve ne kete bashki.
Ne bashkite Puke dhe Fushe Arrez kemi patur renie inertesh ne segmentet rrugore dhe eshte nderhyre nga strukturat e bashkive per pastrimin e tyre, aktualisht edhe ne keto dy bashki situata eshte e qete. Kemi mbajtur kontakte me dy drejtoret e H/C Koman dhe Vau Dejes si dhe me Dr e Ujitjes e Kullimit, aktualisht te dy HEC-et punojne me kapacitet te plote dhe per rrjedhoje kemi fryrje te nivelit te ujrave ne Lumin Drin i cili ndikon ndjeshem edhe ne rrjedhen e Lumit Buna qe do te thote rritje e nivelit te ujrave ne zonen e nenshkodres por qe nuk eshte problematike persa i perket permbytjeve.
Aktualisht situata eshte e qete ne te gjithe territorin e Qarkut, nuk kemi reshje dhe jemi ne kontakt te vazhdueshem me te gjithe aktoret e nivelit qendror dhe lokal ne ndjekje dhe ne monitorim te situates te cileve i kemi deleguar edhe porosite e AKMC per ndjekje dhe zbatim. Per cdo precipitim te situates do ju informojme ne vazhdimesi..