Me nisjen e reshjeve të dëborës ARRSH ka njoftuar se në aksin rrugor Qafë Mali-Fierzë  trashësia e dëborës ka arritur 10 cm, duke paralajmëruar autotmjetet që zgjedhin të kalojnë në këtë aks rrugor të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

“Filluan reshjet e para për këtë vit  Pamje përgjatë aksit Qafë Mali-Fierzë, trashësia momentalisht ka arritur në 10 cm.

Sapo filluan reshjet, u morën menjëherë masat e para të mirëmbajtjes dimërore nisi puna për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Automjetet që zgjedhin të kalojnë këtë aks të tregojnë kujdesin e duhur, të reduktojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit”, raporton ARRSH.

Artikulli paraprakNXEHET LLESHAJ! DEBAT ME INXHINIERIN: SIGUROHU MIRË PARA SE TË FLASËSH… KRYETARI ÇA ËSHTË, ÇA ËSHTË?
Artikulli tjetërNË QARKUN E LEZHËS 59 PALLATE DHE 441 BANESA TË DËMTUARA NGA TËRMETI