Nisur nga situata që pritet të krijohet nga intensiteti i lartë i reshjeve në datat 5 dhe 6 Shtator 2016, Ministria e Punëve të Brendshme u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale të marrin masa parandaluese dhe reaguese në kohë.
Për këtë arsye, Ministri i Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencës në çdo Prefekturë e Bashki, duke vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacionale për të reaguar sipas situatës. Ndërkohë Drejtoritë e bordeve të kullimit, strukturat e hidrovorëve, si dhe OSHEE, janë njoftuar te nisin nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura. Ministria e Punëve të Brendshme këshillon gjithashtu qytetarët të tregohen të kujdesshëm në lëvizjet gjatë orëve të reshjeve intensive të shiut. Nata e sotme dhe dita e nesërme do të shoqërohet me reshje të dendura shiu. Ministria e Punëve të Brendshme u ka kërkuar drejtuesve të institucioneve shtetërore qendrore dhe lokale të marrin masa parandaluese dhe reaguese në kohë. Për këtë arsye, Ministri i Punëve të Brendshme ka urdhëruar ngritjen e Shtabeve të Emergjencës në çdo Prefekturë e Bashki, duke vënë në gatishmëri të gjitha kapacitetet njerëzore e teknike operacioanale për të reaguar sipas situatës. Ndërkohë Drejtoritë e bordeve të kullimit, strukturat e hidrovorëve, si dhe OSHEE, jane njoftuar te nisin nga puna menjëherë për të minimizuar pasojat që mund të shkaktohen nga reshjet e dendura. Ministria e Punëve të Brendshme këshillon gjithashtu qytetarët të tregohen të kujdeshëm në lëvizjet gjatë orëve të reshjeve intensive të shiut.