Planet e pushuesve këtë fundjavë janë prishur nga reshjet e shiut. Që prej mëngjesit të 5 gushtit thuajse e gjithë Shqipëria u përfshi nga reshje shiu. Kryesisht më shumë ka ndikuar në plazhe ku numri i turistëve dhe pushuesve vendas është i lartë. Në plazhin e Velipojës kjo ditë me shi shërbeu vetëm për fotografi ose ecje në bregdet në momentet kur reshjet pushonin.

Plazhet e boshatisura të kësaj fundjave kanë ndikuar jo pak tek bizneset të cilët kanë patur shumë më pak punë se zakonisht. Bashkë me lokalet e restorantet edhe shezllonet në Velipojë qëndruan të boshatisura.

Ndërkohë edhe në qytetin e Shkodrës reshjet e shiut ndikuan negativisht duke bërë që rrugët të ishin pothuajse bosh e po ashtu edhe subjektet që fluksin e punës e kanë nga turistët.

Moti i përkeqësuar pritet që të zgjasë deri në fillim të javës tjetër dhe më pas do të ketë sërish rritje të temperaturave dhe pushuesit e turistët që do t’i rikthehen plazheve.

Artikulli paraprakSHIU BLLOKON RRUGËN NË KOPLIK
Artikulli tjetërMOTI I KEQ “ZBRAZ” SHËNGJININ