Rrebeshi i shirave dhe erërat gjatë natës dhe mëngjesit të sotëm ka sjellë disa probleme në rrethin e Pukës.

Reshjet kanë dëmtuar çatinë e spitalit të Pukës, çka ka bërë që pavioni i Patologjisë dhe Pediatrisë të dalin jashtë funksionit pas dëmtimit të çatisë.

Në disa rrugë nacionale ka rrëshqitje inertesh dhe në akset rurale ka dëmtime të mëdha. Po kështu energjia elektrike në Pukë mungon që prej pasdites se një dite më parë.

Artikulli paraprakRESHJE SHIU, SHTRËNGATA, BORË NË ALPE DHE RELIEVET MALORE, JA SI DO TË JETË MOTI SOT
Artikulli tjetërMOTI I KEQ, DISA FSHATRA NË VAU DEJËS PA ENERGJI ELEKTRIKE, DËMTOHEN ÇATITË E PALLATEVE NË FUSHË ARRËZ