TË DHËNAT NGA HEC-et TREGOJNË SA KA RRITJE TË NIVELIT TË SHKARKIMEVE. Qarku i Shkodrës në 24 orët e fundit ka qenë nën prezencën e reshjeve të shiut me intensitet të ulët në zonat e ulëta, ndërsa zonat malore nën reshjet e deborës.
Te dhenat prane shtabit te emergjencave civile ne Qarkun e Shkodres bejne me dije se aktualisht prurjet ne HEC-e jane dyfishuar. Ne baze te te dhenave zyrtare te ministrise se energjitikes Fierza është 4 metra larg pikës kritike dhe prurjet 900 deri në 1 mijë metër/kub nderkohe qe ende nuk jane parashikuar shkarkime por nuk perjashtohet mundesie qe te nisin shkarkimet per te mos rrezikuar vijueshmerine e procesit te hidrocentralit. Nderkohe ne dy hidrocentralet e tjera, ne koman dhe Vau Dejes situate eshte nen kontroll dhe prurjet nuk jane te medha dhe nuk parashikohen shkarime per momentin.Sa I takon situates nga reshjet e debores, Vermoshi është i izoluar, pasi trashësia e dëborës shkon deri në 1 metër. Shkolla 9-vjeçare ka ndërprerë mësimin.Edhe në Dukagjin ka probleme pasi dëbora shkon në 60 cm dhe ka ndërprerje të energjisë. Në Pukë ka reshje dëbore, Iballa e Qafë Çela janë më problematike.Hidrovoret e Velipojës dhe Casit janë në punë.Nuk ka probleme me nënshkodrën por niveli i lumenjve ka njohur rritje.