Policia e Shtetit ka bërë apel ndaj të gjithë drejtuesve të mjeteve, pas stuhisë që ka përfshirë një pjesë të mirë të vendit tonë. Në njoftimin e policisë thuhet se drejtuesit e mjeteve duhet të moderojnë shpejtësinë e makinave. Po ashtu, në njoftim thuhet se duhet të aktivizohen dhe sistemet e shikueshmërisë përpara. Policia shprehet se do të jetë në terren për të ndihmuar e për të parandaluar ngjarjet në rrugë.
“APEL PËR KUJDES!⚠️
Pjesa më e madhe e vendit është përfshirë nga reshjet e dendura të shiut 🌧️ dhe era e fortë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve në rrugë.
Me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore ⚠️, Policia e Shtetit, APELON ndaj të gjithë përdoruesve të rrugës 🚶♂️🚗, të tregojnë kujdes të shtuar, në raport me shpejtësinë, sistemet e shikueshmërisë përpara, veçanërisht mjetet me ngarkesa dhe lartësi të konsiderueshme 🚛 që janë më të rrezikuara për shkak të erës së fortë. Strukturat e Policisë Rrugore janë në terren 🚨🚓, për të ndihmuar dhe parandaluar ngjarjet rrugore.
Telefononi 📞 112 për çdo shkelje 🚫 apo në rast nevoje në rrugë 🆘.
#ShmangiUdhetimetePanevojshme 🛣️
#QarkullonimeShpejtesiTeModeruar 🚗
#RespektoniRregullateQarkullimit ✅🚦”, njofton Policia.