Reshjet e shiut që tashmë kanë nisur nuk kanë krijuar probleme për njësinë Ana e Malit por në vazhdimësi nëse nuk bëhen disa ndërhyrje për pastrim kanalesh atëherë sipas administratorit Arben Ceni ka zona që rrezikohen për t’u përmbytur.
Përroi i Goricës ende nuk është pastruar dhe kjo ndikon në përmbytjen e tokave të ndryshme ndërsa i rrezikuar vijon të mbetet fshati Obot. Bashkia Shkodër ka bërë disa pastrime kanalesh por sërish janë të pamjaftueshme për të shmangur përmbytjet. Në rast të reshjeve të dendura të shiut, njësia Ana e Malit është një prej atyre që preket nga përmbytjet.