VËSHTIRËSOHET KALIMI NË RRUGËT KRYESORE TË QYTETIT TË SHKODRËS. Kane mjaftuar pak reshje shiu qe rruget e qytetit te Shkodres te bllokohen e te krijohet nje trafik i renduar duke veshtiresuar keshtu kalimin si per kembesoret ashtu edhe per automjetet.

Kamera e StarPlus beri nje vezhgim ne rruget kryesore te qytetit keshtu nga kryqezimi i ish deges se brendshme deri ne sheshin luigj gurakuqi trafiku ishte I mbingarkuar. Kjo situate tashme nuk perben ndonje risi pasi sa here ka reshje shiu pavaresisht mases shkaktohet kaos ne levizjen e kembesoreve apo edhe automjeteve. Kjo situate qe perseritet e riperseritet ne qytetin e Shkodres nuk po gjen zgjidhje per kete arsye nevojitet nderhyrja e Bashkise se Shkodres dhe Policise se Qarkullimit Rrugor per shmangien e trafikut dhe bllokimit te kalimit sidomos gjate diteve me reshje shiu.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”//www.youtube.com/embed/SsjqlQj3yNA” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakISHP, INFORMALITET I LARTË
Artikulli tjetërVLLAZNIA STARTON JAVËN ANTI-KUKËSI