Qarku i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu në 24 orët e fundit të cilat në disa zona mësohen se kanë krijuar edhe disa problematika. Kështu emergjencat civile në prefekturën e qarkut Shkodër bëjnë me dije se ka patur reshje intensivie dhe periodike të shiut pothuajse në gjithë territorin të cilat kanë ndikuar në rritjen e niveleve të lumenjve Bunë dhe Drin. Kështu kuota në lumin Drin ka pësuar një rritje prej të paktën 60 centimetër dhe aktualisht uji ndodhet në kuotën 6 metër ndërsa në liqenin e Shkodrës rritja është me 50 centimetër dhe kuota në liqen është 7.95 metër. Në njësinë administrative Ana e Malit janë të përmbytura një sipërfaqe prej 400 HA tokë ndërsa kanë qëndruar pa energji elektrike disa fshatra athje. Po ashtu probleme me energjinë elektrike nga edhe në fshatrat e njësisë Bërdicë. OSHEE ka njoftuar se grupet e punës janë në terren për eleminimin e defekteve si shkak i përkeqësimit të motit. Sa i përket akseve rrugore Autoriteti Rrugor Shqiptar për rajonin e Veriut ka bërë të ditur se në segmnetin Dedaj-Bogë tek Përroi i Thatë në Malësinë e Madhe ka një ngritje të këtij përroi duke bërë që ujërat të vërshojnë në rrugë. Duke qenë se niveli i uji është i paqëndrueshëm dhe ndryshon, rruga në atë segment momentalisht është e bllokuar ndërsa është vendosur edhe sinjalistika përkatëse për të shkuar drejt Bogës nga rruga alternative nga kisha e Shkrelit. Po ashtu mësohet se disa rrugë malore ka patur rënie intertesh e gurësh nga skarpatet e maleve por firmat e kontraktuara po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kalimin normal në këto akse nga automjetet. Emergjencat Civile bëjnë të ditur se kanë deleguar detyra të gjitha strukturave vendore dhe rajonale për angazhim të shtuar në ndjekien e situatës nga përkeqësimi i motit duke e monitoruar sistematikisht.