Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë edhe përmbytje në disa zona në Shkodër. Sipas të dhënave deri tani tokë të përmbytur ka 1920 hektarë.

‘Njësia Ana Malit ka të përmbytura një sipërfaqe prej 1100 Ha

Ne rrugën e Obotit nuk kalohet me mjete te ulëta, vetëm me mjetet e kalueshmërisë se lartë ushtarake (1 mjet me 4 forca ne dispozicion)

Ujësjellësi Oblika 1 momentalisht është jashtë funksionit.

Dajç rruga Darragjat-Shirq e pakalueshme në vendin e quajtur Urrelat, sipërfaqe tokë rreth 300 Ha.

Bërdicë 200Ha, Guri Zi 170 Ha, Velipoje 150 Ha.

Rruga Theth-Breglumi është e bllokuar nga rrëshqitjet e dherave

Strukturat e EC Bashkia Shkodër janë ne terren për monitorimin e situatës.’- njoftojnë strukturat e emergjencave civile.

Artikulli paraprak‘DHURIMI DHE BAMIRËSIA DO T’JU JAPIN PAQE MENDORE…’, ZBULONI ÇFARË THONË YJET PËR JU SOT
Artikulli tjetërSITUATA NGA PËRMBYTJET NË LEZHË, 620 HA TOKË NËN UJË