Reshjet e shiut kanë shkaktuar probleme në disa banesa të fshatit Hajmel në bashkinë Vau Dejës. Një prej këtyre banesave është ajo e Ndue Ndrekës. Si shkak i bllokimit të kanaleve kulluese niveli i ujit në oborrin e shtëpisë arrin deri në 40 cm, ndërkohë shiu i ka dëmtuar prodhimet bujqësore

Ndue Ndreka tregon se mos pastrimi i kanaleve vazhdon të mbetet një kërcënim i vazhdueshëm

Pas reshjeve të shiut të rëna vetëm në harkun kohor të 5-6 orëve, ajo që ka mbetur janë vetëm produkte bujqësore të dëmtuara. Ndue Ndreka tregon se e ka humbur shpresën për ndihmë nga institucionet.

Tashmë, ai detyrohet t’i kthehet edhe një herë nga e para mbjelljes së jangjës dhe produkteve të tjera bujqësore.

Artikulli paraprakPRINDËR KUJDES! FËMIJËT NUK I TOLEROJNË LEHTË DËMET E DIELLIT
Artikulli tjetër“SHKODRANËT NUK ANKOHEN KUR DISKRIMINOHEN”