Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë natës, krijuan probleme në Lezhë.Në blloqet e banimit “11 janari” dhe “11.2 hektarë” të lagjes “Besëlidhje” ka prezence uji në rrugë, duke vështiresuar lëvizjen e qytetareve dhe automjeteve.Kanalizimet nën tokësore nuk e përballuan nivelin e lartë të prurjeve, duke sjellë këtë situatë problematike.
Prezenca e ujit në disa zona dhe reshjet e dendura të shiut, krijuan dhe trafik të rënduar në qytet gjatë mëngjesin e së hënës.
Me rënien e intensitetit të reshjeve të shiut situata gjatë oreve të paradites u përmiresua, ndërsa problematika të tilla janë të vazhdueshme kur ka reshje me intensitet të lartë, pasi kanalizimet nën tokësore nuk e përballojnë nivelin e prurjeve dhe ujerat dalin në siperfaqe.
Ndërkohë nga moti i keq janë krijuar probleme dhe me furnizimin me energji elektrike në disa fshatra, ndërsa grupet e punës të OSHEE ndodhen në terren për riparimin e defekteve.