Reshjet e shiut kanë nisur në Kukës duke sinjalizuar kështu ardhjen e sezonit të vjeshtës. Reshjet kanë rënë me një intesitet të lartë duke sjellë dhe uljen e ndjeshme të temperaturave.
Reshjet e shiut kanë sjellë vështirësi në qarkullimin e makinave dhe këmbësorëve.
Policia ka apeluar për më shumë kujdes në rrugë për shkak të lagështisë dhe rrezikut nga rrëshqitja e dherave dhe gurëve në rrugë.