U rikthyen reshjet, por së bashku me to, edhe trafiku i rënduar në rrugët e qytetit te Shkodres. Kamera e Star Plus TV, ka vëzhguar nga afër qendrën e qytetit te Shkodrës rreth orës 11 të paradites të së enjtes, duke u përballur me një trafik kaotik, dhe të pashpjegueshëm, edhe pse forcat e policisë kane qene pikërisht aty, nuk kanë arritur për disa minuta të zgjidhin kaosin e krijuar.
Nje situate te cilen e kemi hasur shpejt edhe gjate muajve te kaluara, por qe duket se do te na përseritet serish shpesh here, sepse ne Shkodër tashme për te gjithë është ngulitur nje thënie, ka trafik sa here ka reshje!