Pas reshjeve të dendura të shiut, stuhisë dhe erës së fortë që përfshinë Shkodrën për tri ditë me radhë, Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Qarku Shkodër ka bërë të mundur pastrimin e pusetave dhe kunetave të ujërave të zeza dhe të bardha.

Grupet e punës bashkë me mjetet përkatëse u shpërndanë fillimisht në zonat e qendrës në Shkodër dhe më pas edhe në lagjet më periferike duke bërë të mundur pastrimin e pusetave dhe kanaleve të ndryshme me qëllim përballimin në rast se ajo situatë me reshje të dendura shiu përsëritet.

Sipas ndërmarrjes së ujësjellësit, nga puna që është bërë më përpara me pastrimin e pusetave dhe kanaleve, reshjet e tri ditëve të fundit nuk kanë krijuar probleme në rrugët e qytetit të Shkodrës.

Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime sh.a bën të ditur se do të vijojë që të jetë në shërbim të qytetarëve gjatë 24 orëve në çdo lloj situate.

Po ashtu do të shikohet mundësia për të ndërhyrënë rrjetin e kanalizimeve në qendër të qytetit të Shkodrës dhe kudo ku mund të ketë probleme për të përmirësuar situatën në mënyrë që rrugët të mos bllokohen në rastet kur ka rrebesh shiu.

Artikulli paraprakFAKULTETI EKONOMIK, KONFERENCË SHKENCORE
Artikulli tjetërVAU DEJËS, INVESTIM NË SHESHIN E PEDONALES