Situata nga reshjet e dendura të shiut në 24 orët e fundit është përmirësuar ndërsa nuk ka përmbytje në zonat e prekura nga shiu. Të dhënat i bën të ditura Leonard Qyra, drejtor i Gatishmërisë në Agjencinë Kombëtare të Emergjencave Civile i cili thotë se nuk ka një situatë serioze.

Drejtori Qyra thotë se nisur nga informacionet që ka Agjencia e Emergjencave Civile, nuk ka vend për panik për vazhdimësinë.

I pyetur për faktin se moti i përkeqësuar shkaktoi një viktimë në Shkodër, drejtori i Gatishmërisë pranë AKMC tha se banorët në këto raste duhet që të shmangin lëvizjet e tyre sepse është e vështira që këto situata të menaxhohen që në momentet e para.

Një shqetësim i përvitshëm që shton ndjeshëm rrezikun për përmbytje në Shqipëri janë zjarret masive të shkaktuara gjatë muajve të verës duke ndikuar negativisht.

Pavarësisht përmirësimit të situatës nga reshjet e shiut, strukturat e Emergjencave Civile po monitorojnë situatën për të shmangur ngjarje tragjike si ajo e humbjes së jetës të efektivit të FNSH.

Artikulli paraprakTË RINJTË NDIHMOJNË FAMILJEN NË BARDHAJ
Artikulli tjetërSHIU I DENDUR, HUMB JETËN EFEKTIVI I FNSH