Jemi mesuar qe keto pamje ti shikojme ne stinen e dimrit por ja qe ndodh qe edhe ne vere rruget e Shkodres te notojne ne uje.

Kane mjaftuar vetem pak ore shi gjate nates qe rruga “Franz Baron Nopça” te mbulohet nga pellgjet e uji duke u bere e pakalueshme per qytetaret. E ndodhur fare prane qendres se qytetit ne krah te Kafes se Madhe segmenti po shkon gjithnje drejt amortizimit total nderkohe qytetaret gjithe kete situate ia faturojne papergjegjshmerise se Bashkise Shkoder. Nderhyrja ne kete rruge eshte bere me qellim per ta kthyer ate ne nje pedonale, por qe prej nje viti nga nderhyrja e firmes kontraktuese e cila ka prishur asfaltin egzistues gjithcka qe te serviret ne kete aks qe eshte edhe hryja e drejtorise se Institutit te Sigurimeve Shoqerore jane gropat e medha me balte, te pakalueshme sidomos per te moshuarit.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ, DIGJEN APARATURAT E INTERNETIT TË “ALEAT”, QYTETARËT NË PRITJE
Artikulli tjetërPUBLIKIMI I KRITEREVE TË UNIVERSITETEVE, 31 KORRIKU AFATI I FUNDIT