Stina e reshjeve ka shtuar friken e rrëshqitjes së shkëmbinjeve dhe gureve nga mali në zonen e Torovicës në Lezhë, duke vënë në alarm banoret dhe kalimtaret.4 vite pas tragjedisë ku humben jeten dy vëllezer dhe nusja e njërit prej tyre e cila ishte shtatzenë, pasi makina që udhetonin u godit nga një shkëmb që u shkëput nga mali, asnjë masë nuk është marrë për ti dhënë zgjidhje këtij fenomeni mjaft të rrezikshem.

Në këto kushte jeta e banoreve dhe kalimtareve përgjatë aksit rrugor Balldre-Torovicë është e rrezikuar, pasi sidomos në kohë me shi rrëshqitja e gureve është e vazhdueshme.

Fenomeni i rrëshqitjes së gureve dhe shkëmbinjeve nga mali i Torovicës është shfaqur frikshem që prej viti 2017-të, ndërsa fenomoni eroziv është krijuar nga shpyllëzimi i malit.

 

Artikulli paraprak110-VJETORI I PAVARËSISË NË LEZHË
Artikulli tjetër110-VJETORI I PAVARËSISË SË SHQIPËRISË