Sipas IGJEUM (Instituti i Gjeoshkencave, Energjise, Ujit dhe Mjedisit) kemi përsëri reshje shiu dhe si pasojë lumenjtë Drin, Buna dhe liqeni i Shkodrës do të kenë sërish prurje dhe rritje të nivelit të ujit.
Harta e IGJEUM tregon që për ditët në vazhdim do të ketë rritje të prurjeve dhe si pasojë do të zgjerohet harta e përmbytjeve në zonën e Nën Shkodrës.
RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se lumenjtë Drin, Buna dhe Liqeni i Shkodrës do të kenë prurje dhe nivele të larta, (e enjte, dt.15) në basenin Drin-Buna dhe Liqenin e Shkodrës do të vazhdojë të ketë nivele të larta të ujit me qëndrueshmëri të hartës së përmbytjes, (e premte, dt.16) do të fillojë RRITJA E PRURJEVE në pjesët e larta malore të basenit duke përfshirë edhe hidrocentralet mbi lumin Drin.
Nesër nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të fillojnë të rriten për shkak të prurjeve nga Liqeni i Shkodrës dhe Lumi Drin në drejtim të Lumit Buna. Parashikimet e IGJEUM për ditët në vazhdim tregojnë rritje të prurjeve edhe përgjatë fundjavës duke zgjeruar hartën e përmbytjes në pjesën e Nën Shkodrës dhe përmbytjes të zonave periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit.
Për arsye të vazhdimit të rrezikut nga përmbytja është vendosur të mbahet shenja e paralajmërimit nga përmbytja për qarkun e Shkodrës. Ngjyra e kuqe e qarkut është vendosur për shkak të rrezikut nga përmbytjet. Në pjesën tjetër të territorit nesër do të ketë rritje të prurjeve.
Ky informacion do të përditësohet nga IGJEUM sipas llogaritjeve të ardhshme dhe do të njoftoheni për çdo ndryshim në parashikimin e përmbytjeve.
PARASHIKIMI METEO
RESHJET
Sot pasdite (e enjte, dt.15) nuk priten reshje. Nesër (e premte, dt.16) priten reshje në të gjithë territorin. Në qarkun Shkodër dhe Kukës reshjet pritet të jenë intensive deri në lokalisht shumë intensive. Reshjet priten më të dendura gjatë mesditës së nesërme.
TEMPERATURAT
Nesër (e premte, dt.16) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 9 / 17
në vendet e ulëta: 9 / 15
në vendet malore: 3 / 12
ERA
Sot pasdite (e enjte, dt.15) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare në bregdet, ndërsa nesër (e premte, dt.16) era pritet të fryjë deri e fortë.