Reshjet e shumta të shiut të rëna gjatë natës së kaluar kanë sjellë një situatë problematike në lagjen Liria të Shkodrës.

Të paktën 15 banesa janë përfshirë nga uji si pasojë e bllokimit të kanaleve kulluese, ndërsa banorët bëjnë thirrje për ndërhyrje. Gjatë natës, një pjesë e madhe e banorëve janë detyruar të dalin nga shtëpitë për shkak të prezencës së ujit. Vetë banorët janë angazhuar për zgjidhjen e situatës, ndërsa frikësohen për ndonjë kontakt elektrik, pasi fare pranë banesave është nënstacioni elektrik që furnizon zonën. Mungesa e kanaleve të kullimit ka bërë që në shumë raste këto familje të lënë shtëpitë e tyre si pasojë e përfshirjes nga uji.

Artikulli paraprakZGURI: KQZ NUK SHTYN AFATIN PA MARRËVESHJE POLITIKE
Artikulli tjetër“DITËT E HAPURA” NË SHKOLLËN E MESME PYJORE