Kjo e mërkurë, përfshiu qytetin dhe njësitë administrative të Bashkisë Shkodër nga reshje intensive shiu.

Përballë situatës së krijuar grupet e punës u angazhuan në terren për menaxhimin e kësaj situate, konkretisht:

▶️ 43 punonjës të Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe Punëve Publike

▶️ 40 punonjës të Ujësjellës-Kanalizimeve
▶️ 14 efektivë të Policisë Bashkiake
▶️ 12 efektiv të Forcave Zjarrfikëse
▶️ 18 efektiv të Policisë së Shtetit

Fatmirësisht nuk ka pasur dëme të mëdha në banesa dhe biznese ndërkohë që situata aktualisht është e qetë dhe po monitorohet nga punonjësit dhe specialistët e emergjencave civile të Bashkisë Shkodër.

Sipas parashikimeve, Shkodra do të jetë edhe nesër në prezencë reshjesh ndërkohë që të gjitha strukturat tona janë në terren për çdo problematikë.

 

Artikulli paraprakERDOGAN MBËRRIN NESËR NË TIRANË, POLICIA NJOFTON PLANIN E MASAVE, JA RRUGËT QË DO TË BLLOKOHEN
Artikulli tjetërMZIU E SHTYU, REAGON MILVA EKONOMI: E KEQARDHUR PËR NIVELIN KU KANË DEGRADUAR KOLEGËT E OPOZITËS