Reagon drejtoresha e spitalit te Shkodres Teuta Rrjolli.
Per permbytjen e djeshme shprehet se ka ardhur si shkak i bllokimit te kolektoreve te ujit.
“Eshte nderhyre bashke me ujesjellesin per zhbllokimin e tyre. Defektet nuk kane qene te spitalit por si shkak i bllokimit te kolektoreve.
Uji qendroi per nje kohe te shkurter tek reparti i imazherise dhe fizioterapise“- shprehet drejtorja Rrjolli.
Tashme situata eshte normalizuar dhe uji eshte pastruar. Pajisjet e spitalit nuk jane demtuar dhe situata i eshte kthyer normalitetit.
Ne repartet qe rrezikojne te permbyten per shkak se jane nen nivel po shihet mundesia per krijimin e disa rrugeve te tjera te kalimit te ujit ne rastet kur ka bllokime kolektoresh.