I gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq gjate 24 oreve te fundit me reshje të dendura shiu nga veriu në jug, ndërsa uji ka vërshuar në rrugë duke shkaktuar probleme të shumta.
Reshjet e mengjesit te sotem kane krijuar probleme prane nenkalimit te autostrades ne Fushe-Mamurras.Mungesa e punonjesve te mirmbajtjes se rrugeve sjell probleme ne qarkullimin e automjeteve.

Disa nga mjetet kane ndryshuar drejtim, ndersa nje pjese tjeter kane kaluar me veshtiresi. Reshjet ne Kurbin kane sjelle permbytje te medha, ndaj nje rrezik shfaqet dhe sot nese vijojne me intesitet me te larte

Reshjet e shiut kane bere qe prej mbremjes se kaluar nje pjese e madhe e fshatrave te Lezhes dhe disa lagje te qytetit te mbesin pa energji elektrise. Sipas OSHEE-se situata eshte problematike sidomos ne zonat rurale ku rrjeti elektrik eshte i amortizuar.

Problem gjate nates ka qene edhe mosfunksionimi i Hidrovorit te Gjadrit, kjo pasi nuk ka nje linje te dedikuar. Sipas drejtorit te komanduar te OSHEE ne Lezhe Arqile Kokedhima, eshte Ministria e Bujqesise e cila duhet te investoje ne kete hidrovor per ti dhene zgjidhje ketij problemi.

Artikulli paraprakSHKODËR, REAGON EURODEPUTETJA PËR NEGOCIATAT
Artikulli tjetërSHKODËR, VLERËSOHEN MUNDËSIT E SHEKULLIT TË VLLAZNISË