Rajoni i Lezhes dhe Kurbinit janë përfshirë nga moti i keq me reshje të dendura shiu, duke krijuar probleme.Prurjet e shumta te ujit, sollen përmbytjen e nënkalimit në Fushë-Mamurras. Niveli i ujit arriti deri në 40 cm, duke veshtiresuar lëvizjen e automjeteve në të gjithe gjatesinë e këtij nënkalimit qe ndodhet në autostraden Milot-Thumanë.

Kjo situatë është e vazhdueshme sa here ka reshje të dendura shiu, për shkak të bllokimit të zgarave që bëjnë evadimin dhe kullimin e ujit. Ndërkohë prej mbremjes të së martes në të gjithë rajonin e Lezhës vijon të ketë reshje të dendura shiu, por fatmiresisht deri tani nuk janë krijuar problematika të tjera

Artikulli paraprakMINISTRI IGLI HASANI TAKON NË BURG ISH-PRESIDENTIN E KOSOVËS, HASHIM THAÇI
Artikulli tjetërPO NDËRTONIN PA LEJE NË THETH, ARRESTOHEN 2 PERSONA