RADOVANI: SITUATA NËN KONTROLL POR NUK DUHET TË MUNGOJË NË ASNJË ÇAST ENERGJIA. Reshjet e vazhdueshme te shiut ne Qarkun e Shkodres, kane detyruar nje pjese te shtabit te emergjencave civile qe te inspektojne nga afer Hidrovorin e Çasit ne Komunen e Velipojes.

Prefekti I Qarkut te Shkodres, I shoqeruar edhe nga drejtues te bordit te kullimit, drejtues te energjitikes dhe policise se shtetit, kane inspektuar situaten ne kete hidrovor I cili eshte jetik per funksionimin e tij ne zonen e Nenshkodres. Prefekti Radovani ne nje interviste per mediat u shpreh se situata eshte nen kontroll, por ky hidrovor duhet te jete ne funksionim gjate 24 oreve dhe te mos kete nderprerje te energjise elektrike. Nga ana tjeter, Drejtori I Bordit të Kullimit në Shkodër, Ardit Hotaj I ka drejtuar apelin te gjithe njesive vendore qe te merren me kanalet kulluese. Hidrovori I Casit eshte nje objektet me te rendesishme per menaxhimin dhe sistemimin e ujrave ne nenshkoder ku mosfunksionimi I tij do te sillte probleme te medha me tokat bujqesore dhe banesat ne disa komuna te Qarkut te Shkodres.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/2_1Jys3AUEY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakMALËSI MADHE, RREZIKOHEN NGA SHIU KAMICA DHE VRAKA
Artikulli tjetërRADOVANI: KËTË RADHË SHKODRA NUK PËRMBYTET NGA HEC-et