Nisja e stinës së reshjeve, ka rikthyer vemendjen tek Ura e Zogut mbi Lumin Mat, monument kulture i kategorisë se parë e cila rrezikon shembjen e plotë. Mos nisja e zbatimit të projektit emergjent të miratuar nga Qeveria Shqiptare qe ne muajin mars të këtij viti për shpëtimin e këtij monumenti, solli reagimin e aktivisteve të Shoqërisë Civile, të cilët thonë se ne kushtet qe ndodhet Ura e Zogut është më e rrezikuar se kurrë, ndërsa askush nuk jep përgjigje se kur do te nise puna në tërren.
Aktivistet paralajmerojnë kallëzim penal për të gjitha institucionit përgjegjëse, të cilët vijojnë të heshtin për ketë monument mjaft te rendesishem te Trashegimsi Kulturore që rrezikon seriozisht ekzestencen.
Ura me 6 harqe, e gjatë 500 metra u ndërtua nga Mbreti Zog në fund të vite 20 të shekullit të kaluar dhe në vitin 1999. Ministria e Kulturës e shpalli zyrtarisht si monument kulture dhe historike, duke e marrë në mbrojtje. Projekti i miratuar nga Qeveria Shqiptare për shpëtimin e këtij monumenti nuk ka nisur ende zbatimin, pasi nuk janë përmbyllur ende procedurat e tenderimit.