Situata në territorin e Bashkisë së Shkodrës paraqitet jo problematike. Reshjet e shiut të shoqëruara me erë të fortë kanë shoqëruar orët e natës dhe paraditen e sotme.

Sot në mëngjes është mbledhur shtabi i emergjencave pranë Bashkisë së Shkodrës dhe po ndjek situatën hap pas hapi duke qene në gadishmëri për çdo rast. Në qytetin e Shkodrës. Situata paraqitet normale. Kopshtet, çerdhet dhe shkollat funksionojnë normalisht. Nuk ka probleme përsa i përket furnizimit me ujë të pijshëm. Në njësinë administrative Rrethina: Situata paraqitet normale. Mësimi vazhdon normalisht.Mungon energjia elektrike në të gjitha fshatrat. Në te gjithë fshatrat e njësisë administrative Shosh nuk ka furnizim me energji elektrike. Deri tani situata nuk paraqitet problematike. Në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Bërdicë mungon energjia elektrike.

Shkollat, qendrat shëndetësore janë në funksion dhe nuk ka probleme. Ne Nj.Ad. Guri Zi deri në këto momente arsimi dhe administrata po punon normalisht.. Ka prezencë te ujit ne 40 ha tokë ne zonen fushore te fshatit Rrencë, toke e cila është e pa kultivuar. Ka prezencë te ujit ne aksin nacional Shkoder -Mjede. Në të gjitha fshatrat e njësisë administrative Postribë mungon energjia elektrike. Shkollat, qendrat shëndetësore janë në funksion dhe nuk ka probleme. Në Dajç furnizimi me energji elektrike mungon ne 11 fshatra qe nga ora 03:00 am. Tokë e permbytur kënete është afërsisht 80 Hektar Në Njësinë administrative Velipojë, mungon energjia elektrike në të gjithë terrtiorin. Të dy hdrovoret nuk janë në punë, për shkak të mungesës së energjisë. Nuk ka toka të përmbytura

Në Njësine administrative Shalë: Aktualisht ka reshje shiu dhe fryn shumë erë. Fëmijët nuk e kanë frekuentuar sot shkollën për shkak të motit të keq. Mësuesit janë paraqitur në shkollë. Qendra shëndetësore është e mbyllur. Personeli nuk është paraqitur në punë. Nuk ka furnizim me energji elektrike. Ka furnizim te rregullt me ujë të pijshëm. Në njësinë administrative Ana e Malit, janë përmbytur rreth 50 ha tokë (fusha e Muriqanit). Kjo për shkak të përroit të përbashkët me Malin e zi.. Nuk ka furnizim me energji elektrike. Ka furnizim te rregullt me ujë të pijshëm.

Në njësinë administrative Pult: Në te gjithë fshatrat e njësisë administrative Pult nuk ka furnizim me energji elektrike. Deri tani situata nuk paraqitet problematike.

Artikulli paraprakRREZIKU I PËRMBYTJEVE NGA RESHJET, HIDROVORËT NË GATISHMËRI
Artikulli tjetërRRËFIM – RIDVAN KOXHJA