Shtepi dhe toka bujqesore të përmbytura si dhe rrugë e ura të dëmtuara. Kjo është situata e krijuar nga reshjet e dendura te shiut në Mirditë.
Dalja nga shtrati i Përroit Zmeja, përmbyti disa banesa dhe kasolle bagetish në periferi të qytetit te Rrëshenit dhe në fshatin Tarazh, duke sjellë dëme të shumta për banoret, kryesisht në orenditë shtëpiake, bujqesi dhe blektori.
Kryebashkiaku i Mirdites Albert Mëlyshi thotë se të gjitha strukturat e emergjencave ndodhen në terren per përballimin e situatës, por kërken mbështetjen e strukturave qëndrore për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara.Te njejten kerkese ka edhe kryetari I fshatit Tarazh Simon Molla.
Me rënien e intensitetit të reshjeve prurjet e përroit Zmeja nisen të bien, por duke lënë pas dëme të shumta ne zonat ku doli nga shtrati.