Keto jane pamjet e Urës së Zogut mbi Lumin Mat.Prurjet e lumit Drin dëmtuan më shume ketë monument kulture. Nje tjeter këmbë e ures është fundosur me rreth 2 metra, ndërsa e gjithe struktura ka pësuar dëmtime dhe rrezikon shembjen e plotë.
Reshjet e dendura të shiut të rëna gjatë nates si dhe hapja e portave të shkarkimit në Hidrocentralin e Shkopetit, ka shtuar prurjet në Lumin Mat, i cili ka përmbytur dhjetra hektarë toke bujqesore dhe argjinatura rrezikon çarjen ne disa vende.
Argjinatura e Lumit rrezikon çarjen në disa vende, duke kërcënuar me permbytje zonat e banuara në Tale dhe Fushe Kuqe.
Ndërkohë sipas të dhënave zyrtare të emergjencave civile gjates nates në Lezhë kanë rënë rreth 65 mm shi dhe janë përmbytur 620 hektarë tokë bujqesore.