Kryeministri Rama reagon lidhur me projektin e resortit të të dhëndrit të ish Presidentit Trump në Sazan.

Rama thotë se projekti është propozim dhe do të kalojë të gjitha hallkat.

Pse nuk shpallët tender ndërkombëtar por zgjodhët persona me lidhje politike?

“Ne nuk zgjedhim persona por në bazë të legjislacionit shqiptar i referohemi ofertave dhe propozimeve. Transformimi I Sazanit në një xhevahir të kurorës së artë të turizmit mesdhetar është ambicie e kahershme. Për hir së vërtetës e kanë pasur dhe qeveritë dhe parardhesit e mi. Nuk është bërë ende realitet, por nuk do falim asgje qe eshte e shqiptareve” tha Rama

Artikulli paraprakRAMA MBLEDH PËR 1 ORË DREJTUESIT E QARQEVE NË SELINË ROZË: E DOMOSDOSHME TË FUQIZOJMË PARTINË
Artikulli tjetërAPELI I POSAÇËM SHTYN SEANCËN PËR BERISHËN, AVOKATI GJOKUTAJ: MUNGUAN DY PROKURORË PËR ARSYE PROFESIONALE