Kisha ku u mbaj Kuvendi i Arbërit në Mërqi të Lezhës në janar të vitit 1703 është kthyer në identitet.Ky objekt kulti me vlera të jashtëzakonshme historike është restauruar plotësisht, duke ruajtur origjinalitetin e saj.Ndërhyrja u realizua me iniciativen e studiuesit Dom Nik Ukgjini, përmes donacioneve private dhe mbështetjen e Bashkisë Lezhë.
Në ceremoninë e perurimit të këtij objekti kulti, ishin të pranishem përfësues të klerit katolik nga shqipëria, Kosova e Mali i Zi si dhe autorite lokale e banor të zones.
Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu vlersoi rëndësinë e kësaj kishe dhe objekteve të tjera religjoze ku është ndërhyre gjatë viteve të fundit.
Krahas restaurimit të plotë të kishes dhe sistemin e ambjentit perreth, brenda këtij objekti kulti janë vendosur dhe shtatoret e Papa Klementit të 11 “Albani” i cili ishte udheheqesi i Kuvendi të Arbrit dhe ipeshkvit Vinçens Zmajoviç.