Menjëherë pas ngjarjes së ndodhur ku tre persona mbetën të helmuar në restorant Chicago në Shkodër, ky subjekt përmes përfaqësueses Sonila Kruja ka reaguar duke konfirmuar se helmimi i nënë e bir dhe kamarierit ka ardhur nga uji i ambalazhuar në shishe. Pas kësaj ngjarje restorant Chicago ka ofruar kamerat e sigurisë për policinë dhe prokurorinë.
Restorant Chicago kërkon nga organet ligjzbatuese zbardhjen e plotë të ngjarjes.Ndërkohë pas analizave të bëra në shishet e tjera të ujit të kompanisë Lajthiza rezulton se kanë dalë brenda normave ndërsa shishja e ujit e cila doli me lëndë djegëse është sekuestruar nga grupi hetimor i cili vijon punën deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.