Në pjesën perëndimore të Norvegjisë, në fjordin e bukur Hardanger, restoranti i sapohapur Iris është bërë viral në TikTok.
Vendodhja e restorantit është e pazakontë pasi ajo qëndron në mes të detit të cilën e bën më interesante si restorant, ku koncepti unik i ngrënies bëri që videoja e këtij restoranti të bëhej viral në TikTok, pasi mund të shijoni ushqimin edhe nën ujë.
Në këtë restorant vetëm 24 persona mund të marrin pjesë në darkën gjashtë-orëshe çdo natë, i cili tashmë është plotësisht i rezervuar deri në tetor, raportojnë mediat e huaja.
Pas këtij projekti unik qëndron shefja e re daneze, Anika Madsen, e cila u zhvendos në ishullin Snilstvetoj, dhe se Salmon Eye, shtëpia lundruese e restorantit Iris, është instalimi më i madh i artit lundrues në botë dhe financohet nga Eide Fjordbruk, një fermë e qëndrueshme salmonësh. Ky instalim çeliku, i cili është mbi 14 metra i lartë dhe përfshin katër nivele sipër dhe nën ujë, është vepër e studios arkitekturore Kvorning Design.
Sipas informacioneve në faqen e internetit të restorantit, gjithçka fillon me një shëtitje me varkë nga qyteti i afërt i Rosendal, me një ndalesë dhe mirëseardhje në formën e mini-snackeve në kuzhinieren Annika Madsen në ishullin Snilstveitoy.
Vizitorët më pas vazhdojnë në dhomën e ngrënies ku shërbehet një menu e plotë me pamje mbresëlënëse të fjordit dhe vargmaleve malore aty pranë.
Menuja e plotë e restorantit nuk dihet ende, por ajo që dihet është se mbi gjashtë orë dhe mbi 18 menu të ndryshme, darkuesit mund të shijojnë ushqime të ndryshme. Menuja u krijua për të treguar historinë e sfidave dhe kërcënimeve për sistemin global të ushqimit, por edhe për të paraqitur ide të reja për të ardhmen e gastronomisë së lartë.
Për këtë darkë unike, mysafirët do të duhet të paguajnë afërsisht 399 euro, me opsionin e shtimit të verës për një shtesë prej 267 euro ose pijeve joalkoolike prej 160 euro.
Restoranti nuk kujdeset dot për vegjetarianët dhe personat të cilët kanë kufizime të caktuara dietike.
@marieriksmoen Svarer @Filip Entering The Menu! #themenu #norway #restaurantreview #visitnorway #foodie #restauranttip #tiktoknorge