Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë dhe Shqipëri është pritur në një vizitë zyrtare nga Kryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Tonin Marinaj.

Pikë kryesore e diskutimëeve ndërmjet ambasadorit dhe stafit të bashkisë kanë qenë mundësitë e bashkëpunimit sa i përket ruajtjes dhe menaxhimit të resurseve natyrore. Kryebashkiaku Marinaj nga ana tjetër tha se është hera e parë që një përfaqësues I shtetit norvegjez në vendin tonë viziton Malësinë e Madhe, ndërsa vuri theksin tek bashkëpunimi për menaxhimin e zonave të mbrojtura. Ambasada norvegjeze për Shqipërinë dhe Kosovë është aktualisht me qendër në Prishtinë dhe përfaqësohet nga një grup prej 4 diplomatësh.

Artikulli paraprakVETËMBYTET NË BUNË 85 VJEÇARI HYDAJET LEVA
Artikulli tjetër“VAJZA ME KUKULL”, NISIN PËRGATITJET PËR MONODRAMËN