Kur bëhet fjalë për turizmin, vendet e Ballkanit priren të mbeten në hije nga disa nga vendet më të mëdha perëndimore të Evropës, por kjo nuk do të thotë që të gjithëve iu shpëtojnë bukuritë spektakolare që gjenden në të gjithë gadishullin. Luginat e gjelbëruara, malet e larta dhe një grup i larmishëm gjallesash janë vetëm disa nga pikat kryesore që presin vizitorët në rajonin ku bën pjesë edhe vendi ynë.

Së fundmi, revista prestigjioze “Forbes”, i ka dedikuar një artikull 5 vendeve më të bukura të Ballkanit që duhen vizituar, mes të cilave dhe Valbonën. Në shkrim veçohen fshatrat karakteristikë, që ndodhen përgjatë gjithë Luginës së Valbonës si dhe biodiversitetin e pasur të zonës.

“Ndërsa majat e larta të maleve të kujtojnë majat e thepisura në Zvicër apo Austri, ky vargmal është në fakt pjesë e Bjeshkëve të Nemuna, një formacion që quhet edhe Alpet Shqiptare. Nuk mungojnë fshatrat idilike për t’u eksploruar në të gjithë Luginën e Valbonës, duke filluar nga Dragobia deri në Valbonë. Ky park ikonik është shtëpia e shumë më tepër sesa thjesht e njerëzve. Biodiversiteti i pasur i gadishullit të Ballkanit Perëndimor shfaqet plotësisht këtu, me arinj të murrmë, dhi të egra dhe rrëqebuj, që të gjithë e quajnë këtë park shtëpinë e tyre“, shkruhet në artikull.

“Forbes” rendit më tej Parkun Kombëtar të Unës në Bosnje-Hercegovinë, Parkun Kombëtar të Pirinit në Bullgari dhe Liqenin e Kerkinit në Greqi.

Artikulli paraprakÇUDIRA NË PANAIRIN E TIRANËS: VAJZA TË ZHVESHURA ME PESHQIR LËVIZIN NËPËR STENDA!
Artikulli tjetër“JAM SHUMË E LUMTUR”/ U SHIT NGA FAMILJARËT TE NJË 55-VJEÇAR, SHPËTOHET 9-VJEÇARJA NË AFGANISTAN