Tregtarët ambulant të cilët policia bashkiake i ka larguar nga trotuaret si shkak i aksionit për lirimin e hapësirave publike thonë se kjo nuk është e drejtë sepse ata nuk kanë një vend tjetër se ku të shkojnë. Shitësit ambulant kërkojnë që të ndërtohet një treg ose t’u bëhen liçensa për të tregtuar.
Tregtarët ambulant shprehen se e vetmja mënyrë jetese për ta është të shesin ashtu siç kanë bërë deri tani teksa deklarojnë se nuk kanë të ardhura të tjera dhe se jetesa vështirësohet tepër.Aktualisht tregjet në qytetin e Shkodrës janë të pakta dhe pjesa më e madhe nuk plotësojnë kriteret që duhen. Duke patur parasysh edhe kushtet jo të mira social-ekonomike ka detyruar që shumë familje të tregtojnë në trotuare produkte nga më të ndryshmet.