Roland Xhepexhiu, eksponent i bandës së Cërrikut dhe i dënuar me burgim të përjetshëm për një ngjarje të rëndë kriminale në vitin ‘97 është bërë protagonistë këtë javë në burgun e Peqinit.
Xhepexhiu prej disa ditësh refuzon që të marrë ushqim, kryesisht vaktin e mëngjesit dhe të darkës në shenjë revolte ndaj Drejtorisë së Burgjeve. Kjo e fundit nuk ka pranuar kërkesën e bërë nga i burgosuri për takime speciale më të zgjatura, pasi nuk ka plotësuar dokumentet që kërkohen. Kjo ka sjellë ka shkaktuar zemërim tek Xhepexhiu, duke marrë vendimin për të mos konsumuar dy vaktet e ofruara nga burgu.
Roland Xhepexhiu ndodhet në burg për masakrën e Cërrikut ku humbën jetën 6 punonjës të Forcave Speciale në maj të vitit 1997.