Akademiku i njohur, Artan Fuga, ka dhënë alarmin se Shqipëria po shkon drejt çmendurisë, pasi sipas tij, politika po masakron shkencën.

Përmes një mesazhi në “Facebook”, Fuga shkruan se në Komisionin e Medias po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert.

I revoltuar në masë, akademiku iu bën thirrje shqiptarëve të emigrojnë sa të munden, duke shtuar se dita e fundit ka ardhur.

“Deputetët po shkruajnë edhe ligjet e Njutonit, edhe ekuacionet e Maksëellit! Sot e nesër po ndodh masakra mbi shkencën shqiptare: Në komisionin e edukimit dhe medias të Kuvendit të Shqipërisë po shkruhet arbitrarisht ligji për shkencën dhe akademinë e saj, pa asnjë ekspert, atje ku me ndonjë përjashtim minimal nuk ka asnjë doktor shkencash, nuk ka për bé asnjë kërkues shkencor, nuk ka pothuajse asnjë pedagog universiteti, nuk ka për bé asnjë specialist të menaxhimit të shkencës dhe kërkimit shkencor!

Shqipëria drejt çmendurisë: politika shkruan shkencën! Politika po e masakron shkencën! Të shpëtojë kush të mundet, emigroni, futuni nëpër tunele, shtrihuni barkaz, vendosni kundragazet, hapni bunkerët, merrni pyjet! Dita e fundit ka ardhur!”, thekson akademiku.

Fugaa

Artikulli paraprakISMAIL KADARE: LASGUSH PORADECI, PËR MUA KA MBETUR NJERIU MË I JASHTËZAKONSHËM!
Artikulli tjetërMBI 23 MIJË SHQIPTARËVE JU REFUZUA KALIMI NË KUFI NË 2018-N