Rezoluta për Haradinaj,BE: Nuk shërben në normalizimin e raporteve. Pezullohet dialogu me Serbinë.

Zëdhënësja e Komisionit Europian Maja Kocijancic u shpreh se rezoluta nuk kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit dhe nuk është në përputhje me angazhimet e Kosovës. “Kosova ka qenë gjithmonë e angazhuar në mënyrë të vendosur për dialogun dhe për një normalizim të mëtejshëm të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, për hir të shtetasve të saj por edhe sepse dialogu është parakusht për rrugën drejt BE,”-u shpreh Kocijančič. Kocijancic theksoi se thirrja e BE-së në të gjithë liderëve politikë të Kosovës që të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive në dialog, për të zbatuar marrëveshjet e arritura të avancojnë normalizimin e marrëdhënieve dhe perspektivën e saj në BE.

Artikulli paraprakAKSIDENT ME VDEKJE, PËRPLASJA FATALE HUMB JETËN 20-VJEÇARI SHQIPTAR
Artikulli tjetërTHYEN BANESA E VODHËN 20 000 EURO SENDE ME VLERË, PRANGA ÇIFTIT SHQIPTAR