Kryeministri Edi Rama dënoi bojktotin e Kuvendit nga opozita, kur pritet të votohet rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
Nga foltorja e Kuvendit, kreu i qeverisë tha se PD bëri atë që s’e ka bërë asnjë forcë politike në këto 27 vite.
Sipas tij, kjo sjellje e opozitës është në vijim të qëndrimit të saj për bllokimin e çeljes së negociatave të anëtarësimit në muajin qershor.
“Hera e parë që një parti politike braktis kuvendin kur do votohej rezoluta për anëtarësimin e Shqipërisë. Kur ishim në opozitë, PS votoi në unanimiet me PD-në në qeveri, rezolutën.
Kujtoj ndërkohë që kur Shqipëria priste të merrte ftesën për t’u anëtarësuar në NATO, ndodhi katastrofa e Gërdecit me pasojë vdekjen e 26 nejrëzve të pafajshëm,
shkatërrimin e pronës dhe çative të një fshati të tërë, plagosjen e shumë burrave, grave dhe fëmijëve dhe në atë kohë ne u kritikuam.”
PD iku kur Kuvendi do votojë rezolutën për anëtarësimin e vendit në BE.