Rezonanca magnetike e Shkodrës përvec ekzaminimeve spitalore prej disa muajsh ka nisur edhe ato ambulatore.

Shefi i Imazherisë në Spitalin Rajonal Agim Dokaj tregon se puna po vijon normalisht dhe se cdo ditë arrihet të kryhen 10 ekzaminime të pacientëve nga i gjithë veriu. Sipas Dokaj me vendosjen në punë të aparaturës së re, protokolli I barkut nuk ka qënë I aplikueshëm deri para një muaji , ndërsa tani ky shërbim funksionon duke kompletuar kështu rezonancën e cila ka lehtësuar punën me pacientët Rezonanca magnetike u përurua në muajin Janar të këtij viti nga Ministri I Shëndetësisë Ilir Beqja. Kjo pajisje e re dhe moderne do të plotësojë nevojat për ekzaminime imazherike për të gjithë banorët në Veri të Shqipërisë. Ata nuk do të kenë më nevojë të shkojnënë Tiranë dhe të presin në radhët e gjata për të bërë një ekzaminim të detajuar të trupit apo të pjesëve të veçanta.

Artikulli paraprakVELIPOJA, HYSAJ: NGRITËM TASK-FORCË PËR HAPËSIRAT PUBLIKE
Artikulli tjetërRREZIKU I PËRDITSHËM I BANORËVË QË KALOJNË MBI HEKURUDHË