Rezultatet për tre provimet e detyrueshme të Maturës Shtetërore 2018 kanë dale, ndërsa pritshmëritë siç duket nuk përputhen me notat që maturantët kanë arritur të marrin.
Kalueshmëria dhe rezultatet maksimale rezultojnë të jenë të kënaqshme në provime si gjuha e huaj dhe matematika.
Ndërsa në lëndën gjuhë shqipe dhe letërsi rezulton të ketë një numër më të madh maturantësh që kanë mbetur dhe po ashtu shumë më pak rezultate pozitive dhe notë maksimale.
Kontestime nga maturantët ka patur për provimin gjuhë shqipe dhe letërsi. Rezultojnë rreth 45 prej tyre që kanë kërkuar kontroll të testeve.
Arsyet e rezultateve të dobëta mund të jenë subjektive, ndërsa përjashtohet ideja e një brezi më pak të përgatitur apo vështirësi më të lartë të provimit.
Në ditët në vijim pritet të dalin edhe rezultatet e dy provimeve me zgjedhje.