Rezultatet për katër provimet e maturës shtetërore janë publikuar duke bërë që shkollat dhe vetë nxënësit të njihen me notat që kanë marrë pas vlerësimeve nga komisionet përkatëse. Për shkollat e Shkodrës nota mesatare e afro 1500 maturantëve shprehet drejtorja e Zyrës Vendore të Arsimit Brisela Kadia është 7.3, e njëjtë me vitin e kaluar.

Në lëndën me zgjedhje maturantët shprehet Kadia kanë marrë rezultate të mira ndërsa ka nevojë për përmirësim vitet e ardhshme tek provimi i matematikës dhe tek gjuha e huaj.
Pas përfundimit të provimeve maturantët pritet që të vijojnë rrugëtimin e tyre në dyert e universiteteve me studimet e larta një pjesë brenda Shqipërisë e të tjerë jashtë vendit.

Artikulli paraprakDIGJET AUTOMJETI I POLICIT NË LEZHË
Artikulli tjetër“TRENI NË FILLIM TË BOTËS”, LIBRI PËR AUTIZMIN